A do të ketë konsensus? Kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Mbahet sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje, e cila është parashikuar që të nisë rreth orës 13:30.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe që publikuan lajmin të parët për nisjen e negociatave mes palëve.
()

Arena e Lajmit

A do të ketë konsensus? Kërkesa e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook