A do të ketë konsensus për ngritjen e komisioneve hetimore? Palët në Konferencën e Kryetarëve bien dakord për…

Ashtu siç ishte parashikuar, është mbledhur sot Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore. Gazetari Ergys Gjençj raporton për se në Konferencë është rënë dakord që PS dhe PD të ulen për të diskutuar mbi objekti e hetimit për kontratat koncesionare në shëndetësi dhe për sistemin TIMS.

Përveç socialistëve, Elisa Spiropali, Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, Klotilda Bushka, Kodheli, Pëllumbi, Bumçi dhe Naço, të pranishëm në mbledhje janë dhe demokratë. Mes tyre, nënkryetarët e Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj.

Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së, Çuçi dhe Bardhi nga opozita, kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa. Ishte News 24 dhe që publikuan lajmin të parët për nisjen e negociatave mes palëve.
()

Arena e Lajmit

A do të ketë konsensus për ngritjen e komisioneve hetimore? Palët në Konferencën e Kryetarëve bien dakord për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook