Akuzat e Alibeajt për grupimin e Berishës, Kikia: Duket se ka pasur një lloj gare kush t’i qaset më shumë qeverisë për të…

Duke komentuar deklaratat e Enkelejd Alibeajt, i cili akuzoi për tradhti grupimin e Sali Berishës, gazetari dhe opinionisti, Mentor Kikia i ftuar në “Open” në News 24, tha se konsensusi është një hap pozitiv.

“Këto akuza për tradhti kanë qenë retorikë e përhershme në PD. Erdhi radha që edhe PD e z.Basha të akuzojë partinë e z.Berisha për tradhti. Duket se ka pasur një lloj gare kush t’i qaset më shumë qeverisë për të përfituar edhe pse nuk dua ta paragjykoj zhvillimin e fundit pasi e konsideroj një zhvillim pozitiv në shërbim të qytetarëve. Këto akuzat për tradhti, mendoj se ndaj politika është politikë dhe morali nuk i shkon.

Shpesh ajo bën kompromise përkundër asaj që ka deklaruar më herët. Besoj se në këtë hulli është duke ecur në këto momente. Përtej akuzave, ajo që është e rëndësishme është të shkohet drejt jo kompromiseve për hir të interesave dhe dëm të interesave të qytetarëve. Nëse kthejmë kokën pas, ca dëme të mëdha janë bërë në dëm të interesave të qytetarëve. Ky ligj zgjedhor, kjo katrahurë, që po përpiqemi ta ndryshojmë, ka ardhur si pasojë e një kompromisi të madh politik. Sa herë dëgjoj për negociata më shumë kam frikë se shpresë se pas marrëveshjeve do të ketë pasoja. Historia e tradhtive nuk shkon, por dua që në këtë rast të ketë një lloj transparence”, tha ai.

Arena e Lajmit

Akuzat e Alibeajt për grupimin e Berishës, Kikia: Duket se ka pasur një lloj gare kush t’i qaset më shumë qeverisë për të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook