Anëtarësimet e reja, I riu nga Vaqarri surprizon të pranishmit, këndon me çifteli

Azgan Ferati, anëtari më i ri i Partisë Socialiste në zonën e Vaqarrit, i surprizoi të gjithë të pranishmit kur mori çiftelinë dhe këndoi një këngë gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë nga drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në fund të takimit, Veliaj tha se vetëm në Partinë Socialiste mund të bashkohen vallet dhe traditat e Shqipërisë së mesme me ato të veriut.

“Vetëm te Partia Socialiste, mund të bashkohet Shqipëria e mesme me valle dhe tradita, me rapsodët dhe malësorët e veriut. Faleminderit të gjithëve nga zemra. Ju uroj mirëseardhjen anëtarëve të rinj në familjen tonë”, tha Veliaj.

Arena e Lajmit

Anëtarësimet e reja, I riu nga Vaqarri surprizon të pranishmit, këndon me çifteli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook