“Franca nuk e ka bllokuar rrugën tuaj drejt BE”, ambasadorja Catherine Suard për integrimin: Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme

Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard deklaroi nga Shkodra se sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE vendi ynë duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpejta.

Vizioni ynë është për një Europë të fortë dhe natyrshëm edhe për një Shqipëri të fortë tha ambasadorja franceze teksa po merr pjesë në një aktivitet në fakultetin e gjuhëve të huaja në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

“Ju i referoheni ngjarjeve të shkuara por dua t’ju them se Franca nuk është se ka bllokuar procesin e integrimit të BE në Shqipëri por ka kërkuar një qasje për një metodologji të re. Do doja të përmendja vizitën e Macron në Shqipëri së fundmi dhe ai gjatë gjithë vizitës së tij ka përmendur mbështetjen e Francës për Shqipërinë sa i përket integrimit në BE. Gjatë këtij mandati që sapo e kam filluar jemi në mbështetje të integrimit të Shqipërisë dhe po punojmë për këtë. Dëshiroj të nënvizoj edhe vizionin që kemi për Europën, për një Europë të fortë dhe normalisht edhe një Shqipëri të fortë. Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpeshta”, tha ajo.

Arena e Lajmit

“Franca nuk e ka bllokuar rrugën tuaj drejt BE”, ambasadorja Catherine Suard për integrimin: Shqipëria duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook