“Ishte në momentin dhe vendin e gabuar”, menaxheri i pastiçerisë ku punonte Grei Bihuci: Djalë me vlera

Pjesëtarë të stafit të 19-vjeçarit Grei Bihuci, i cili mbeti i vdekur ditën e djeshme pas një konflikti për motive të dobëta duke u qëlluar me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muca, janë ndalur ditën e sotme pranë vendit ku Grei mbeti i plagosur duke vendosur buqeta me lule, e duke ndezur qirinj pranë fotografisë së tij, për ta përcjellë më pas për në banesën e fundit.

Menaxheri i pastiçerisë ku punonte Romeo Dervishi tregon mes tronditjes se 19-vjeçari ka qenë në vendin e gabuar në momentin e gabuar.

Me lot në sy kolegët e tij e kanë vlerësuar të riun që humbi jetën si një djalë me të gjitha vlerat më të larta njerëzore, humbja e të cilit do tu krijojë një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm. Sot familja e 19-vjeçarit ka hapur dyert e mortit ndërsa dhimbja që vdekja e tij la pas ka lënë të pikëlluar të gjithë komunitetin fierak.

Arena e Lajmit

“Ishte në momentin dhe vendin e gabuar”, menaxheri i pastiçerisë ku punonte Grei Bihuci: Djalë me vlera

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook