Brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka pasur diskutime dhe debate pas vendimit për t’u ulur në bisedime me mazhorancën për normalizimin e jetës parlamentare.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar para demokratëve të tjerë se ditën e premte ka pasur një ftesë nga kryeparlamentarja Nikolla për një takim informal me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa.
Ai u shpreh se pas konsultimit me Berishën me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, u vendos pro pjesëmarrjes.
Bardhi theksoi gjatë mbledhjes po ashtu se për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët.
Nga ana tjetër deputeti Ervin Salianji është shprehur skeptik për këto bisedime me mazhorancën duke thënë se vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën.
Sipas tij perceptimi që do të krijohet është se opozita krijoi sherr për 5 muaj që në fund të ulet me kryeministrin Rama.
Ai kritikoi këtë veprim të kolegëve të tij opozitarë duke thënë se është lëvizje e gabuar dhe me pasoja.
Gazmend Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyre informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare. Pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë z.Berisha, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe me nënkryetarët e tjerë, vendosëm të marrim pjesë. Për këto negociata kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët, pasi ne kemi kërkuar, që ata të ndërhyjnë. Kemi rënë dakord që të ulemi për komisionet hetimore parlamentare dhe reformën zgjedhore, por nuk kemi asgjë në përmbajtje. Na kanë thirrur sot dhe do shkojmë.
Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi qe do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramën, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë qe nuk ka pasur asnjë shenje tërheqja as ne deklaratat publike te Ramës!
Rikthimi sot ne Konferencën e Kryetareve është praktikisht rikthim ne normalitet dhe ne në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vete. Nëse ju thoni qe aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi por qe te hyjmë ne normalitet se u ulem me Ramen do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze sic ka ndodhur shpesh ne këtë parti e këtë seli qe radikalizohemi qe te marrim vëmendjen e Rames ndërkohe qe vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotem na ben dhe me pak te besueshëm!
Te paktën te marrim vendim tani per t’u rikthyer vete ne normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul? Çfarë u ul Rama? A jemi ne qe nuk marrim pjese me vullnet ne konference kryetaresh? A është qeveria ne te njëjtin pozicion qe thote riformuloni kerkesat ne konference kryetaresh dhe me ligjin e ri per komisionet hetimore merrini? A është qeveria qe thote qe me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformes zgjedhore do ta kalojme tek ligjet? Cfarë fitojme ne nga ky aksion? Po bejme levizje te gabuar dhe me pasoja.
Gazment Bardhi: Ligji është shumë i mirë, është funksional. (I referohet ligjit te ri për komisionet hetimore parlamnetare).