Kreu i Grupit Parlamentar të PS Blendi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Çuçi deklaroi se fakti që opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve është një lajm i mirë.
Ai u shpreh se Reforma Zgjedhore ka një komision që funksionon, ndërkohë po punohet me ekspertët e ODIHR për të adresuar çështje të rëndësishme të kodit, të cilat më pas do të trajtohen.
“Është lajm pozitiv që më në fund opozita u ul në Konferencën e Kryetarëve. Sot u duk sikur rivendosëm dialogun dhe bashkëbisedimin aty ku e lamë në tetor 2023. Sot vendosëm në Konferencën e Kryetarëve, që të rregullohen objektet për dy komisionet hetimore, që ata i propozuan vetë se cilët janë. Ishte frymë e mirë për vazhdimin e një jetë normale parlamentare në vend. Unë besoj se ata janë të bindur se aksioni i tyre nuk i çon askund. Nuk ka asgjë për Reformën Zgjedhore. Zgjedhorja ka një Komision që funksionon. Komisioni Bipartizan po punon për të vendosur më të mirën për Reformën Zgjedhore”, deklaroi Çuçi.
(BalkaWeb)