Vidhte monopatina dhe motorë, arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë. Pamjet e kapin ‘mat’

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Mono 3”, për zbardhjen e rasteve të përsëritura të vjedhjes së monopatinave. Zbardhen dhe dokumentohen 2 raste të vjedhjes të monopatinave dhe 1 rast i vjedhjes së një motomjeti.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve të kryera gjatë javës së fundit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mono 3”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së fundit, ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës, 2 monopatina dhe 1 motomjet, të cilat më pas i ka shitur. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
Arena e Lajmit

Vidhte monopatina dhe motorë, arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë. Pamjet e kapin ‘mat’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook