Teuta rikuperon disa lojtarë para Partizanit, “djemtë e detit” synojnë vetëm triumfin

Ndeshja me Dinamon, e programuar për të hënën, u shty përshkak të kushteve shumë të vështira të krijuara në fushën estadiumit “Niko Dovana” nga shiu i dendur që ra të hënën në Durrës. Me shumë mundësi, kjo ndeshje do luhet më 3 prill, por pritet vendimi zyrtar i FSHF-së. Në këto kushte, te Teuta e kanë kthyer vëmendjen te Partizani, kundërshtari i radhës. “Djemtë e Detit” nisën dje përgatitjet për këtë sfidë, që luhet në Durrës, ku trajneri Edi Martini do të ketë një skuadër më të plotë.

Mungesë e sigurt është kapitenit Ledio Beqja, i cili është i skualifikuar me kartonë, ndërsa sulmuesi Rodrigo Faust është në dyshim, pasi po vazhdon ende fazën e riaftësimit. Kanë lënë pas shqetësimet fizike lojtarë si, Realdo Fili, Matias Lloci, Ergys Peposhi, dhe Ergis Arifi. Që të gjithë i janë bashkuar grupit në stërvitje dhe do të jenë plotësisht gati për sfidën me të kuqtë. Para se të niste stërvitja e djeshme, trajneri Edi Martini dhe stafi i tij kanë zhvilluar një analizë të shkurtër me ekipin. Tekniku shkodran ka dashur ta mobilizojë lojtarët për të qenë në maksimumin e tyre ndaj Partizanit.

Teuta ka nevojë për pikë që të largohet sa më shumë nga zona e ftohtë e renditjes, sepse kampionati tashmë hyn në fazën, ku gabimet janë të ndaluara. Rivalët janë shumë pranë dhe një hap fals mund të kushtojë shumë, ndaj dhe te Teuta duan ta mbajnë skuadrën në tonus. Shija e hidhur që la eliminimi në Kupën e Shqipërisë tashmë është harruar, durrsakët kërkojnë fitoren e radhës në kampionat, edhe pse përballë kanë një nga skuadrat më të forta të kampionatit.

Arena e Lajmit

Teuta rikuperon disa lojtarë para Partizanit, “djemtë e detit” synojnë vetëm triumfin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook