Arbër Hoxha ia ka dalë të realizojë gol në Conference League. Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet te Dinamo e Zagrebit shënoi ndaj PAOK, në takimin që luhet në Greqi. Vendasit “tundën rrjetën” 3 herë në pjesën e parë. Baba, Thomas dhe një autogol i Sucic ndezën festën në stadium, por goli i Hoxhës hapi llogaritë.
Kujtojmë që akti i parë kishte përfunduar 2-0 për Dinamon e Zagrebit. Me interes të madh pritet të shihet se kush do kualifikohet, për të vazhduar kështu garën europiane. Vlen të theksojmë se 25-vjeccari ka mbajtur veshur më parë fanellën e Prishtinës dhe Ballkanit. Gjithashtu, lojtari ka kontribuar edhe për Lokomotivën e Zagrebit!
(J.S/ )