“Janë ulur retorikat nga Berisha dhe mazhoranca”, Ben Andoni: Arsyet e vërteta për “mohimin” e negociatave qeveri-opozitë janë…

Analisti Ben Andoni, i ftuar në rubrikën “Opinion” foli me të tjerash në lidhje me negociatat mes mazhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamentare.

Mbi negociatat mes mazhoranës dhe opozitës. Ai tha se nuk janë treguar pasi ende nuk kemi pasur një rezultat.

Ai shtoi se si pasojë e negociatave është ulur retorika e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ka një zbritje dhe shmangie të socialistëve.

“Negociatat nuk shpallen dhe tregohen. Akoma nuk ka dalë produkti mbi të cilin mund të gjykojmë. PS ka marrë maksimumin e gjerave që kërkon.

Është dhënë udhë për dy komisione, ai për shëndetësinë, i cili ka dhënë produkte sepse çështja është gati drejt zbardhjes.

Negociatat, aty ku cënohen PD dhe PS, Rithemelimin po e marr si PD, gjerat më të prekshme nuk përdoren. Ka rënë retorika e zotit Berisha, ka një zbritje dhe shmangie të socialistëve, dhe ka një shtyrje relative për të fituar peshë në grupin e Rithemelimit, ku bashkimi nuk po tregon masën e duhur për t’u përballur me probleme. Ndërsa në mazhorancë forca e zëtit të zotit Rama prevalon mbi çdo tjetër”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Janë ulur retorikat nga Berisha dhe mazhoranca”, Ben Andoni: Arsyet e vërteta për “mohimin” e negociatave qeveri-opozitë janë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook