Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, urim me rastin e Ditës së Verës: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka uruar sot qytetarët me rastin e Ditës së Verës.

Në një postim në Facebook, kryeparlamentarja uroi që fillimi i kësaj stine të gëzueshme të na inspirojë për të dashur e për të gëzuar më shumë me familjet, të afërmit dhe miqtë.

“Dita e Verës, fillimi i stinës së gëzueshme plot diell, dritë e jetë, le të na ndriçojë e inspirojë për të dashur e për t’u gëzuar më shumë me familjet tona, të afërmit, miqtë, njerëzit që na rrethojnë.

T’i gëzohemi e t’i kushtohemi natyrës, me urimin e shpresën që lulëzimi i saj të përshkojë edhe jetët tona.
Paçim një stinë të bukur, plot jetë, shëndet e gëzime për të gjithë.”, shkruan Nikolla.

Arena e Lajmit

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, urim me rastin e Ditës së Verës: Lulëzimi i natyrës le të përshkojë edhe jetët tona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook