Milan, Pioli i lumtur: Ia dolëm ndaj një rivali të vështirë, po funksionon sulmi

Trajneri i Milanit, Pioli u shpreh i lumtur pas kualifikimit në Europa League, falë fitores 1-3 ndaj Slavias së Pragës.

“Ne e menaxhuam mirë epërsinë numerike, më mirë se në ndeshjen e parë. Sonte e kishim të vështirë deri në momentin që kundërshtari mori karton të kuq, ata më pas lanë hapësira ku ne mund t’i godisnmim. Kemi patur dy raunde që në letër duken të lehta, por Rennes dhe Slavia nuk janë të tilla. Ne jemi në një moment të mirë dhe mjaft pozitiv, sulmi ynë ka cilësi. Të dielën kundër Veronës duhet të bëjmë edhe më mirë se kaq.

Skuadrat italianë në Europë? Në përgjithësi mendoj se hendeku mes italianëve dhe skuadrave europiane është ngushtuar goxha, duke patur parasysh këtu edhe situatën ekonomike të klubeve të mëdha europiane. Gjithashtu mendoj se eleminimi i Interit ishte surprizë” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Milan, Pioli i lumtur: Ia dolëm ndaj një rivali të vështirë, po funksionon sulmi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook