Kreu i ARRSH Evis Berberi është arrestuar pas një hetimi disa mujor Prokuroria e Posaçme.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Berberi është vënë nën pranga në lidhje me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Masa e sigurisë ndaj tij është marrë në mungesë ndërkohë që mësohet se kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.
Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.
Janë disa çështje që janë marrë në shqyrtim në lidhje me kreun e ARRSH-së. Njëra lidhet me faktin që dyshohej për abuzim me tenderin për mirëmbajtjen e serverëve të ARRSH ku mendohet se ka përfituar një i afërm i tij.
Megjithatë kjo nuk e pengon Prokurorinë e Posaçme që të kalojë në sitë edhe tenderat që lidhen me rrugët dhe mirëmbajtjen e tyre.