Lajme jo të mira për Milanin. Mike Maignan u detyrua të largohet nga fusha e lojës në pjesën e parë të ndeshjes së Europa League ndaj Slavias së Pragës për shkak të një dëmtimi. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, situata e “gardianit” do të vlerësohet nesër.
Te Klubi nga Milano shpresojnë që ai të mos ketë asgjë serioze, pasi skuadra është në një fazë vendimtare të sezonit. Maignan ka luajtur mbi 30 ndeshje këtë sezon, duke përfshirë këtu ndeshjet e kampionatit dhe të Europës.
(J.S/ )