Sa shumë largime, vera e ndryshimeve te Napoli

Pavarësisht se si do të përfundojë ky sezon, te Napoli pritet një gjysmë-revolucion në verë. Gjithçka padyshim që do të nisë me trajnerin, por jo vetëm kaq, pasi sipas Gazzetta dello Sport klubi ka filluar punën për edhe në aspekte të tjera.

Një çështje e rëndësishme është edhe e ardhmja e Victor Osimhen. Nigeriani do të largohet për një shumë prej rreth 130 milionë euro, para që do të shkojnë për stabilizimin e ekomonisë në klub dhe për financimin e merkatos në hyrje. Një tjetër lojtar që me siguri do ndërrojë mjedis është Piotr Zielinski, i cili ikën si transferim i lirë.

Për t’u vlerësuar është edhe pozicioni i Alex Meret, me Napolin që dëshiron të ushtrojë opsionin e rinovimit për një vit, por që njëkohësisht do të mirëpresë sërish Caprilen nga huazimi.

Giovanni Simeone, një nga lojtarët më të rëndësishëm në vitin e Scudetto-s, por me trajnerin Garcia në fillim dhe më pas me Calzona, ai nuk po gjen hapësirë ​​dhe kështu shanset për lamtumirë po rriten javë pas jave.

(J.S/ )

 

Arena e Lajmit

Sa shumë largime, vera e ndryshimeve te Napoli

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook