Pas arrestimit të kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve përkatësisht Ervis Lami dhe Valter Begaj, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja. Hetuesit e SPAK kanë zbardhur në një nga episodet, shitjet dhe blerjet e një kompanie nga kreu i ARRSH-së, në kohën kur u bë këshilltar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Rezulton se Evis Berberi në vitin 2018, i ka blerë Valter Begajt kompaninë “Daam” për shumën prej 800 eurosh. Në 2019, Berberi është emëruar këshilltar i Belinda Ballukut, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ua ka shitur kompaninë në shumën e 600 mijë eurove. 1.7 milionë euro tek Valter Begajt. Berberi është emëruar më pas nga zonja Balluku drejtor te Eficenca e Energjisë dhe rezulton se i ka dhënë tendera Valter Begajt.
Prokuroria e Posaçme është duke kaluar në filtër edhe një numër të lartë tenderash që kanë të bëjnë me fondet e rrugëve dhe një tender që lidhen me mirëmbajtjen e serverave. Nga hetimet ka rezultuar se në shumicën e këtyre tenderave janë gjetur shkelje. Berberi është arrestuar pak kohë paso ka kryer orarin zyrtar të punës dhe SPAK thotë se e ka arrestuar në detyrë. SPAK po heton të gjithë veprimtarinë e tij”, sqaroi Lala. Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria ka sekuestruar kompjutera, laptop dhe telefona celularë, të cilët do të zbërthehen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.