“Auditet e brendshme në Tatime dhe Dogana, asnjë kallëzim për korrupsion brenda tyre”, Dumani: SPAK nisi me iniciativë një numër të lartë hetimesh

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se Tatimet dhe Doganat nuk bëjnë asnjë kallëzim mbi raste korruptive, edhe pse i kanë të gjitha mekanizmat për ta bërë një gjë të tillë.

Dumani u shpreh se detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin, ndërsa shtoi se vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme.

“Tatimet asnjë kallëzim për korrupsion, doganat asnjë! A ka apo jo korrupsion aty? Patjetër që ka! Ku janë auditimet dhe kontrollet e brendshme? Ndërkaq edhe nga institucionet e tjera numri i kallëzimeve ka rënë ndjeshëm. Vetëm KLSH dhe Policia e Shtetit herë pas here depozitojnë kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Në këtë situatë SPAK ka nisur me iniciativën e vet një numër të lartë hetimesh”, ka deklaruar ai.

()

Arena e Lajmit

“Auditet e brendshme në Tatime dhe Dogana, asnjë kallëzim për korrupsion brenda tyre”, Dumani: SPAK nisi me iniciativë një numër të lartë hetimesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook