Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në Baku një takim me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Presidenca njofton se në takim është diskutuar në lidhje me arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.
“Takim konstruktiv me Guy Ryder, Zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së.
Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.
Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen, si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shkruan në Facebook Presidenti.