Ekspertët apel “bluzave të bardha”: Informohuni me fakte rreth nikotinës dhe reduktimit të dëmit nga duhani

Reduktimi i dëmit nga duhani synon të vendosi në dispozicon produktet më të sigurta duke ofruar zgjedhje të reja për miliona njerëz në mbarë botën që duan të lënë duhanin, por që nuk kanë qenë në dijeni të këtyre alternativave.
Ekspertët e shëndetit publik u bëjnë thirrje profesionistëve të mjekësisë të njihen me faktet shkencore që qëndrojnë pas reduktimit të dëmit nga nikotina dhe duhani (tobacco harm reduction), në mënyrë që të informojnë saktësisht njerëzit që po ‘luftojnë’ për ta lënë duhanin. Shqetësimi i tyre lidhet me faktin se “bluzat e bardha” nuk janë të informuar për alternativat që ndihmojnë për të lënë duhanin.
Dr. Konstantinos Farsalinos, një kardiolog dhe ekspert i shëndetit publik dhe studiues i jashtëm në universitetet e Patrës dhe Atikës Perëndimore në Greqi, theksoi përhapjen e keqinformimit rreth THR dhe nikotinës brenda komunitetit të kujdesit shëndetësor.

“Shumë mjekë nuk i kuptojnë se efektet e dëmshme të djegies në cigare janë shkallë më të madhe se sa rreziqet e minimizuara shëndetësore të nikotinës. Ne duhet të bindim mjekët për faktet shkencore që qëndrojnë pas THR, pasi ato konsiderohen si burime të besueshme të informacionit shëndetësor nga publiku i gjerë”, tha Farsalinos.

Të njëjtën qasje kishte edhe mjeku kardio-metabolik në spitalin Sir JJ, Dr. Rohan Sequeira i cili tha se në komunitetin mjekësor, jo të gjithë janë të mirëinformuar rreth alternativave të nikotinës pa tym, si formë e lënies së duhanit.
“Disa mjekë besojnë se konsumi i duhanit tradicional është më mirë se ato me ngrohje, sepse ata nuk janë në gjendje të kuptojnë ndryshimin midis djegies në cigare dhe aerosoleve në vape. Ne duhet të edukojmë mjekët dhe t’u japim atyre informacionin e duhur në lidhje me cigaret me ngrohje dhe alternativat e tjera më pak të dëmshme të nikotinës, “tha Sequeira.
Vape, produktet e duhanit me ngrohje (HTP) dhe nikotina orale konsiderohen forma të rëduktimit të dëmit nga duhani. Këto produkte nuk djegin duhanin dhe nuk prodhojnë tym, të cilat lëshojnë mijëra kimikate potencialisht të dëmshme që mund të shkaktojnë sëmundje.
Mbrojtësi filipinas i THR dhe mjeku Dr. Lorenzo Mata Jr. pajtohet me Farsalinos dhe Sequeira për nevojën për të edukuar profesionistët mjekësorë mbi THR.
“Unë u bëj thirrje avokatëve të reduktimit të dëmit nga duhani dhe profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor në Filipine që të bashkojnë forcat për t’u ofruar mjekëve vendas faktet shkencore rreth THR dhe se si mund të ndihmojë miliona filipinas të lënë duhanin përmes alternativave më pak të dëmshme të nikotinës,” tha Mata, president i ‘Quit for Good’, një organizatë jofitimprurëse, që promovon reduktimin e dëmit të duhanit tradicional në shëndetin e njeriut.
Reduktimi i dëmit nga duhani (THR) është një strategji e shëndetit publik që synon të ofrojë alternativa më të sigurta për të reduktuar dëmin e shkaktuar nga pirja e duhanit si dhe për të ofruar alternativa efektive për njerëzit që duan të heqin dorë nga duhani.
Strategjia në fjalë, përfshin një sërë politikash, rregullash praktike që reduktojnë rreziqet shëndetësore duke ofruar forma më të sigurta të produkteve e substancave.
Reduktimi i dëmit nga duhani synon të verë në dispozicon produktet më të sigurta duke ofruar zgjedhje të reja për miliona njerëz në mbarë botën që duan të lënë duhanin, por që nuk kanë qenë në dijeni të këtyre alternativave.
“Si ekspertë të respektuar mjekësorë dhe burime të besueshme të informacionit shëndetësor, mjekët luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin,” tha Mata.
“Ata mund të ofrojnë këshilla bindëse për pacientët që të lënë duhanin, të ofrojnë këshillim, të përshkruajnë medikamente për ndërprerjen e duhanit, t’i lidhin ata me burime shtesë për të lënë duhanin dhe të ndjekin me mbështetje të vazhdueshme për të ndihmuar në parandalimin e rikthimit të tyre te cigaret tradicionale.” tha ai.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se keqinformimi në lidhje me cigaret me ngrohje është i përhapur dhe shumë konsumatorë dhe mjekë besojnë gabimisht se nikotina shkakton sëmundje të ndryshme të lidhura me duhanin.
“Ky dezinformim parandalon shumë duhanpirës që të kalojnë në këto forma alternative gjë që step mjekët për t’ua rekomanduar duhanpirësve duke shkaktuar efekte të dëmshme në shëndetin publik.”- tha Mata.

Ekspertët apel “bluzave të bardha”: Informohuni me fakte rreth nikotinës dhe reduktimit të dëmit nga duhani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook