Ja çfarë ka ngelur nga makina e djegur sot në fshatin Hasan të Fushë-Krujës.
Mjeti tip fuoristradë tip ‘Land Rover’, dyshohet se u përdor nga autorët e dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, i cili u vra sot në oborrin e banesës së tij në Larushk.
Siç shihet në pamjet e siguruara për nga gazetari Igli Çelmeta, shihet se mjeti është shkrumbuar totalisht, ndërsa brenda tij janë gjetur të djegur 4 kallashnikovë.