“Investitorët turq, të përfshirë në çdo sektor”, kreu i MÜSİAD në Shqipëri: Çdo vit ka 1 mld dollarë eksporte dhe importe me Turqinë

Kryetari i përfaqësisë për Shqipërinë i MÜSİAD-it, Muhammet İşler, i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur rreth investimeve të huaja në vend.

Ai u shpreh se investitorët turq kanë investuar deri më tani rreth 2 miliardë dollarë dhe se ata janë të përfshirë në çdo sektor duke numëruar 600 kompani dhe rreth 5000 punonjës.

Sipas tij mes vendeve llogariten çdo vit rreth 1 miliardë dollarë eksporte dhe importe, ndërsa për vitin e ardhshëm synohet që kjo shifër të dyfishohet.

“Shqipëria dhe Turqia kanë shumë vite marrëdhënie veç biznesit së bashku. Për ne investitorët që vijmë në Shqipëri e ndjejmë ngrohtësinë. Investitorë turq në Shqipëri kanë investuar rreth 2 miliardë dollar deri tani. Në Shqipëri ka shumë miniera dhe investitorët turq janë të përfshirë aty. Air Albania po ashtu ka përfshirje. Në çdo sektor kemi investime në Shqipëri. Kemi afërsisht 600 kompani këtu në vend. Tani për tani ne kemi 5 mijë punonjës në këto kompani. Normalisht çdo vit llogariten rreth 1 miliardë dollar në eksporte dhe importe mes Shqipërisë dhe Turqisë. Erdogan dhe Rama janë takuar së bashku së fundmi dhe kanë projektuar 2 miliardë dollar mes vendeve vitin e ardhshëm”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Investitorët turq, të përfshirë në çdo sektor”, kreu i MÜSİAD në Shqipëri: Çdo vit ka 1 mld dollarë eksporte dhe importe me Turqinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook