Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të premte në Shkodër.
Një automjet, që drejtohej nga një 75-vjeçar ka përplasur një këmbësor 68-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital për kurim. Për drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e nevojshme proceduriale.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 13:15, në hyrje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin L. G., 75 vjeç, ka përplasur shtetasin Q. S., rreth 68 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Arena e Lajmit)