“Zero denoncime nga Tatimet dhe Doganat. Askush në politikë s’ka imunitet!”, Agim Baçi ‘zbërthen’ mesazhet e kreut të SPAK

Analisti Agim Baçi ka treguar detaje nga deklaratat që ka bërë sot kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi të organizuar nga institucioni për Demokracinë dhe Ndërmjetësinë, ku kishte deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Baçi theksoi se shqetësuese për institucionin që ai përfaqëson ishte fakti se nuk kishte asnjë denoncim për Drejtorinë e Tatimeve apo atë të Doganave, teksa shumë investigime tregojnë të kundërtën.

Mes të tjerash Baçi tregoi dhe qëndrimin e Dumanit sa i takon kërcënimeve. Sipas Dumanit, kërcënime serioze janë ato që vinë nga krimi i organizuar dhe jo nga politika.

“Ishte një debat ku kishte shumë interes nga publiku. Dumani ngriti alarmin mbi denoncimet. Psh; ka zero denoncime në dogana dhe tatime. Këtu ishte fokusi. Ke një zyrë antikorrupsioni në qeveri, apo zyrë auditi në çdo institucion. Ai tha; ‘kemi zero denoncime nga tatimet, nga doganat’. Ndërkohë ne jemi dëshmitarë se ku ka kaluar pastrimi i parave dhe çështjet e korrupsionit. Dumani tha se ka rënë 40% çështja e denoncimeve ndaj institucioneve. Këto gjëra nuk mund t’i bëjnë vetëm prokurorët. Ai e qartësoi se SPAK nuk godet pa vendim gjykate. “Askush nuk ka imunitet dhe s’kemi problem me politikën”, sqaroi Dumani. Alarmi i tij është se institucionet nuk bashkëpunojnë. Dumani theksoi se; “Problem nuk është politika, por krimi i organizuar. E kemi llogaritur daljen nga shtëpia dhe moskthimi. Kërcënimet vijnë kur vinë nga krimi i organizuar, dhe jo nga politika.”, tha Baçi.

()

Arena e Lajmit

“Zero denoncime nga Tatimet dhe Doganat. Askush në politikë s’ka imunitet!”, Agim Baçi ‘zbërthen’ mesazhet e kreut të SPAK

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook