Avokati i Evis Berberit ka zbuluar për mediat se klienti i tij do të mbetet në burg.
GJKKO ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Ata janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili u shpreh se Berberi nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender.
“Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender” tha ai për gazetarët pas seancës.