Eliminimi nga Champions League nga Atletico Madrid, për më tepër në atë formë, ka lënë një shije të keqe në ambientin zikaltër. Një zhgënjim i madh ishte edhe Lautaro Martinez, me kapitenin që nuk mundi dot të udhëheq ekipin, ashtu siç bën në Serie A. Nëse Inter ka rezervuar prej kohësh titullin kampion, një meritë të padiskutuar për këtë ka edhe Lautaro Martinez, por argjentinasi transformohet kur luan në Champions.
Duke lënë mënjanë penalltinë zhgënjyese ndaj Atletico Madrid, statistikat zbulojnë se argjentinasi vuan jashtëzakonisht në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. Në këtë sezon të Champions, sulmuesi i zikaltërve ka shënuar dy gola, nga të cilët vetëm një me aksion, atë kundër Real Sociedad ndërsa në raston tjetër ka ndëshkuar nga pika e bardhë Salzburgun.
Ndërkaq, nëse marrim për bazë tre edicionet e fundit të Lautaro Martinez në Champions League, bie në sy se 26-vjeçari ka shënuar vetëm gjashtë gola, ose përkthyer ndryshe, një gol në 353 minuta, shifra shumë zhgënjyese.
()