E rëndë në Berat/ Prej vitesh i ndarë nga gruaja, 60-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë në gjendje të rënduar psikologjike

Një 60-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke konsumuar 3 kokrra fostiksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në banesën e 60-vjeçarit Irfan Çela. Ai është gjetur në gjendje të rënduar nga familjarët e tij, që e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Ai ka ndërruar jetë rreth orës 13:00, disa minuta pas mbërritjes në spital. Trupi i tij i pajetë është transportuar në morg, ku do kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime policore bëjnë me dije se,  Irfan Çela jetonte i vetëm, pas ndarjes me bashkëshorten disa vite më parë. Të njëjtat burime konfirmojnë se Çela kishte shfaqur prej disa kohësh probleme psikologjike dhe mendohet pikërisht se i ka pirë kokrrat në kushte të rënduara psikologjike.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat po vijojnë tashmë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Arena e Lajmit

E rëndë në Berat/ Prej vitesh i ndarë nga gruaja, 60-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë në gjendje të rënduar psikologjike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook