LIVE/ Rikthime të bujshme, risi, por dhe mungesa “big”, Sylvinho analizon listën e lojtarëve, flet për dy miqësoret e muajit mars

Rikthime të bujshme, mungesa “big”, por dhe risi. Lista e parë e Sylvinho-s pas kualifikimin për në Evropian i kishte të gjitha. Trajneri i Kombëtares zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për dy takimet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Ashtu siç pritej, Sylvinho riktheu në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Risia e madhe në këtë listë është grumbullimi për herë të parë i Arbër Hoxhës, sulmuesi i cili aktivizohet te Dinamo Zagreb, por ra në sy edhe mungesa e Dakut dhe Mujës. Për të gjitha këto tema, Sylvinho është në këto momente live në konference për shtyp:

Mungesa e Dakut dhe Mujës?
Është e vërtetë që ka shumë dhimbje koke për një trajner, por kjo është e pranueshme për mua. Daku, Muja dhe Gjasula janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, janë në konsideratën tonë, por nuk mund të marrim me vetë 30 lojtarë. Kemi Manaj që unë e kam për herë të parë në Kombëtare, kemi Brojën që e kemi pasur vetëm një herë, por që nuk luajti dot. Është Arbër Hoxha që kemi dy muaj që e ndjekim

Arena e Lajmit

LIVE/ Rikthime të bujshme, risi, por dhe mungesa “big”, Sylvinho analizon listën e lojtarëve, flet për dy miqësoret e muajit mars

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook