Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-16 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me takimin e fundit Kosovë-Skoci.
Në këtë turne morën pjesë Shqipëria U-16, Kosova U-16, Skocia U-16 dhe Portugalia U-16, teksa të gjitha ndeshjet u luajtën në “Shtëpinë e Futbollit”.
Ky ishte turneu i dytë zhvillimor i organizuar nga FSHF për këtë vit, teksa në muajin shkurt FSHF mirëpriti edhe ndeshjet e grupit B6 të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza, ku morën pjesë Shqipëria, Irlanda dhe Izraeli, ndërsa takimet u luajtën në stadiumin “Air Albania”.
Falë punës së mirë disavjeçare nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka organizuar me sukses ndeshje zyrtare të niveleve të ndryshme, UEFA i ka besuar dhe vazhdon t’i besojë FSHF-së organizimin e ngjarjeve të rëndësishme, duke marrë parasysh mirë-organizimin e ndeshjeve me rëndësi të madhe nga institucioni i futbollit shqiptar.
Rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“ U-16 për vajza:
11 mars
Skoci U-16 – Portugali U-16, 1-1 P(4-2)
Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 0-6
13 mars
Portugali U-16 – Kosovë U-16, 2-0
Shqipëri U-16 – Skoci U-16, 0-1
15 mars
Shqipëri U-16 – Portugali U-16, 1-3
16 mars
Kosovë U-16 – Skoci U-16, 0-2