VIDEO/ Më në fund “buzëqesh” Lazio, mund Frosinonen dhe rikthehet te suksesi

Lazio rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat, teksa mundi 2-3 Frosinonen. Vendasin ndëshkuan kundërshtarin në minutën e 13-të me Lirolan, ndërsa Zaccagni do vendoste ekuilibrat në 1-1 në minutën e 38-të.

Pjesa e dytë prodhoi spektakël dhe gola. Një krosim i Luis Albertos u shfrytëzua nga Castellanos, i cili me një goditje me kokë dërgoi topin pas shpinës së portierit.  Pak më vonë, një goditje nga këndi shkaktoi rrëmujë në zonë, aty përfitoi Castellanos që e pati lojë fëmijësh të “tundë rrjetën”.

Ekipi i Di Francescos nuk u dorëzua dhe u rifut në lojë me golin e Cheddira-s, gjithsesi pa mundur dot t’i ndryshojë rrjedhën takimit.  Marvin Cuni u aktivizua në minutën e 90-të për Frosinonen.

(VIDEO)

(J.S/)

Arena e Lajmit

VIDEO/ Më në fund “buzëqesh” Lazio, mund Frosinonen dhe rikthehet te suksesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook