Vrasja e Pëllumb Metës, gazetarja: Të hetohet bashkëshortja. Motivet mund të jetë të forta dhe të errëta

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, ka komentuar vrasjen e Pëllumb Metës nga fëmijët e tij.

Lala theksoi se për këtë vrasje të rëndë duhet të hetohet bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina. Më tej, gazetarja shtoi se janë hedhur disa hipoteza se përse mund të ketë ndodhur vrasja, por nënvizoi se motivi mund të jetë i fortë dhe i errët.

“Unë mendoj se prokurorët e kanë të qartë ngjarjen. Ata mendojnë se Hysen Meta e ka vrarë babanë e tij Pëllumbin. Hygerta Meta ka dështuar që të tregojë sesi e ka kryer vrasjen. Hetuesit prandaj mendojnë se është vëllai i madh që ka kryer krimin. Hygerta Meta nuk ia ka dalë me sukses eksperimentit hetimor. Prandaj, hetuesit e kuptuan se Hygerta i gënjeu.

Personalisht, ngjarja më ka shokuar për ftohtësinë. Unë mendoj se motivet janë shumë të forta dhe të errëta. Ata (nëna dhe fëmijët) kanë bërë një betim që mos ta thonë të vërtetën. Mendoj se nuk është arsyeja e pronës që çoi në këtë vrasje. Unë shikoj si përgjegjëse nënën. Prokuroria duhet të hetojë rolin e Blerina Metës. Unë s’jam askush ta fajësoj Blerina Metën. Por mendoj se ajo duhet hetuar, që të kuptohet e vërteta”, u shpreh gazetarja Lala.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetarja: Të hetohet bashkëshortja. Motivet mund të jetë të forta dhe të errëta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook