Policia ka dhënë detajet e fundit në lidhje me aksidentin e trefishtë në Tepelenë.
Blutë njoftojnë se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë.
Viktimat nuk janë identifikuar ende.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.