“Duhet të mësojmë nga kjo disfatë”, Osmani: Pësuam gola nga gabime individuale, besoj te Vllaznia

Tekniku i Vllaznisë, Qatip Osmani komentoi humbjen 2-0 ndaj Kukësit.

“Sigurisht ndikuan mungesat e Krymit dhe Smajlit, janë lojtarë formacioni. Bëmë gabime që nuk duhet të bënim. Në pjesën e parë patëm një iniciativë, por nuk ishim të rrezikshëm. Pësuam 2 gola nga gabime individuale. U munduam të ndryshojmë sistemin, por nuk  arritëm dhe rezultati është humbja. Humbja dhemb, detyra jonë është të mos elektrizojmë më atmosferën. Pas një serie fitoresh erdhi kjo humbje. Jemi munduar të jemi sa më të qetë dhe nuk është se pati ndonjë reagim negativ.

Ideja ishte me Çobën që të jetë më brenda për të krijuar një lojtar më tepër në qendër. Edhe me Grudën që të sulmojë portën bashkë me Balajn. Në 20 metra kuadrat ishim 5-6 lojtarë, ndërsa në krahë nuk kishte lojtarë. Iniciativa ishte e lehtë, pa ide dhe konkretizim në finalizimin e aksionit.

Futbolli është kështu, ndodhin këto në çdo vend. Punë inspirimi. Është dhimbje, kot të themi ndryshe. Por, duhet të mësojmë nga kjo disfatë.

Pauza e Kombëtareve? Mendoj se na vjen mirë, kemi luajtur me një formacion. Pak rotacione dhe na vjen shumë mirë për pak pushim”, tha Osmani.

(J.S/)

Arena e Lajmit

“Duhet të mësojmë nga kjo disfatë”, Osmani: Pësuam gola nga gabime individuale, besoj te Vllaznia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook