Një aksident i rëndë ka ndodhur në by-passin e Tepelenës, ku janë përfshirë tre automjete.
Gazetarja Brikena Metaj raporton për News24 se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një i moshuar i moshës 90-vjeç.
Ndërkohë që pesë persona kanë përfunduar në spital, mes tyre një në gjendje të rëndë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me shkaqet e aksidentit.