Ndeshja Atalanta-Fiorentina nuk do të luhet sot në orën 18.00. Klubi violë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se takimi është shtyrë. Gjendja shëndetësore e drejtorit të përgjithshëm të Fiorentinës Joe Baron nuk është e mirë dhe është parë e arsyeshme të merret ky vendim.
“Ju informojmë se ndeshja Atalanta-Fiorentina e planifikuar për sot, më 17 mars 2024 me fillim nga ora 18:00 dhe e vlefshme për javn e 29-të të kampionatit TIM të Serisë A, është shtyrë për një datë të mëvonshme”, – Shkruan Fiorentina.
It has been confirmed that the Serie A Week 29 match between Atalanta and Fiorentina scheduled for today, March 17, at 18:00 CET has been postponed until a later date. pic.twitter.com/OuX440GFqY
— ACF Fiorentina English (@ACFFiorentinaEN) March 17, 2024
(J.S/)