“Nga Sazani te baza e Forcave të Armatosura të Beogradit”, media zvicerane: Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze

“Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze…”

Kështu e nis artikullin gazeta prestigjoze zvicerane Blick, media e cila po merret me aferën e fundit të dinastisë Trump, saktësisht me aferat e dhëndrit të ish-presidentit.

Jared Kushner njoftoi në “X” planet e investimeve për ndërtimin e pronave luksoze në Shqipëri dhe Serbi. Madje, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump ka hyrë në një marrëveshje 100-vjeçare me qeverinë serbe.

Sipas ministrit serb të Infrastrukturës, Goran Vesicc, marrëveshja me Kushner ka të bëjë me ish-bazën e ushtrisë në Beograd, e cila u bombardua disa herë në vitin 1999 gjatë sulmeve ajrore të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

Sipas ministrit, qeveria do t’i japë kompanisë së Kushner pa pagesë tokën dhe ndërtesën e ish-bazës qendrore për 100 vjet. Sipas një raporti në New York Times, aty do të ndërtohen një hotel luksoz, 1500 njësi banimi dhe një muze.

Në Shqipëri, sipas raportit të gazetës, ishulli i Sazanit, ku dikur kishte një bazë të fshehtë ushtarake, do të kthehet në një destinacion luksoz turistik.

Sipas New York Times, partneri i biznesit i Kushner në projekte është ish-ambasadori amerikan në Berlin gjatë mandatit të Trump, Richard Grenell.

Arena e Lajmit

“Nga Sazani te baza e Forcave të Armatosura të Beogradit”, media zvicerane: Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook