Napoli ka shmangur disfatën në “San Siro”, teksa ka barazuar 1-1 me Interin. Portieri i kampionëve të Italisë u shfaq protagonist në minutën e 13-të. Meret i mohoi golin Darmianit, më pas Lautaros, përpara se Barella të katranoste gjithccka.
Zikaltërit kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë. Një top tokazi i Bastonit rezultoi si një penallti në lëvizje për Darmian, i cili me të majtën ia doli të realizojë.
Dimarco vendosi në provë Meret në fillimin e pjesës së dytë, e menjëhershme ishtë përgjigja e “gardianit”. Ekipi i Inzaghit flirtoi me golin e dytë, Jesus devijoi një top të Barellas që ishte nisur për të shkuar drejt portës. Ishte pikërisht Juan Jesus që vendosi ekuilibrat në minutën e 80-të, duke ndezur festën te tifozeria mike. Ky barazim nuk prish punë te Interi kryesues, pasi diferenca me Milanin ndjekës është 14 pikë. Napoli renditet në vendin e shtatë.
(J.S/)