Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që ka ndodhur pranë Krujës pasi një 42-vjeçare ka lindur foshnjën e saj dhe më pas e ka hedhur në ujërat e lumit të Tapizës.
Mësohet se 42-vjeçarja që hodhi fëmijën është nënë e 5 fëmijëve, tri vajza dhe dy djem rreth të 20-ave.
Raportohet se për këtë shtatzëni ajo nuk është paraqitur te mjeku përkatës në asnjë moment dhe nuk ka një kartelë në qendrën ambulatore të Tapizës.
Dyshimet paraprake janë që shkak për aktin e rëndë të jetë bërë gjendja ekonomike e vështirë dhe diferenca e madhe në moshë me fëmijët e tjerë.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e një traume post-partum.