“Inter i thyer”, zikaltërit ngecin përballë Napolit, Inzaghi: Ka zhgënjim (VIDEO)

10 fitore radhazi e kishin kthyer Inter në një skuadër të “frikshme” në Serie A, por eliminimi në Champions me sa duket ka lënë pasoja tek ekipi zikaltër. Për herë të parë në 2024, Inter ndalet në Serie A, ngec në një barazim 1-1 përballë Napolit brenda në “San Siro”. Sigurisht një pikë në këtë këto kushte nuk është për t’u hedhur poshtë, për më tepër që diferenca me vendin e dytë është 14 pikë, titulli as që diskutohet nëntë javë përpara fundit.

Aaa
Aaa

Simone Inzaghi i besoi sërish të njëjtin formacion që kishin luajtur 120 minuta kundër Atletico Madrid, por ky detaj nuk kishte shumë ndikim në fushë, në një kohë kur Inter kishte kontrollin total të lojës. Pas disa tentativave, zikaltërit kaluan në avantazh në minutën e 43-të fal një aksioni të bukur të finalizuar nga Darmian. Në pjesën e dytë, Inter më shumë u kujdes të administronte këtë rezultat, por në minutën e 81-të, Juan Jesus gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë barazoi shifrat në 1-1 duke i marrë një pikë Inter brenda në shtëpi. Ky përfundim nuk i la një shije të mirë trajnerit Inzaghi:

“Ka pak zhgënjim duke parë se si shkoi ndeshja. U treguam të zotë kundër kampionëve në fuqi. Sommer, deri në momentin e golit ishte thjesht një spektator. Titulli në Serie A? Duhet ende të punojmë mirë, mungojnë edhe dy muaj deri në përfundim, nuk duhet të heqim dorë, duhet të jemi po aq të kujdesshëm sa kemi qenë deri tani”, u shpreh Inzaghi pas ndeshjes.

Corriere
Corriere

“Inter i thyer”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë.

()

Arena e Lajmit

“Inter i thyer”, zikaltërit ngecin përballë Napolit, Inzaghi: Ka zhgënjim (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook