Në hapat e Shaqirit dhe Xhakës, futbollisti nga Lugina e Preshevës flet në Zvicër: Kaloj çdo sfidë dhe realizoj ëndrrën time

Londrit Hamidi është një nga futbollistët shqiptarë me mjaft prespektivë për të ardhmen. Sulmuesi 23-vjeçar aktivizohet në Zvicër te FC Biel dhe pritshmëritë për të janë të mëdha. Hamidi ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch, ku ka folur për tema të ndryshme.

Trajneri i tij Anthony Sirufo: Londriti e ka këmbën e majtë të fortë se te djathten, prandaj nuk ja huq kur shënon gol. Ai është teknik i mirë

Se kur ka nisur të merret me futboll dhe si ia arriti te jetë lojtar i FC – Biel, fillimisht Londriti rrëfen rrugëtimin e tij në perspketivën e futbollit: « Unë prej moshës 5 vjet luj futboll kam fillu në FC Bümpliz, aty kam luajtur deri kur i kam mbush 10-11vjet. Me pas, në moshën 11 vjeqare më kanë marurr në  BSC Young Boys ku kam mësuar dhe fituar një përvojë të mirë për shtat vite rresht në BSC Young Boys. Pas ketij ekipi me kane pranuar ne FC Rapperswil-Jona. Tani momentalisht jam ne FC Biel qe dy vite.. »

Londrit Hamidi nga ekipi i tij vlersohet si një futobllist i shkathet. Ai edhe pse mban pozicionin e mesfushorit dhe anësor i djathtë, por per shkak talentit dhe reagimit të shpejt me pasime të mira, ai në në lojë konsiderohet edhe si në gjujtës i lirë.

Edhe trajneri i Biel, Anthony Sirufo, është shprehur i kënaqur me performancën e lojtarit të tij të ri. “Ai punon shumë seriozisht dhe i zbaton mirë udhëzimet e mia”, thotë Sirufo, duke theksuar edhe cilësitë futbollistike të Hamidit. “Ai ka një goditje të mirë me këmbën e majtë të fortë dhe teknikë të mirë. Ajo që i mungon ende është përvoja në ndeshje”, ka thene Sirufo.

Familja e futbollisteve..Jo vetëm Londriti, futobllist por edhe motra Mimoza 

« Të merresh me sport, sidomos me futboll është mirë në Zvicër, sepse ke te gjitha kushtet dhe ky vend të jep mundesite, t’i hapy dyert per perspektivsa te reja ne cdo lloj sporti. Une kështu kam filluar dhe fale Zvicrës kam arritur këtu, cka kam kohë edhe për më shumë ta dëshmoje veten. Per keto suksese padyshim do falenderuar edhe familjen time, ne vecanti prindërit e mi te cilet gjhe me kane ndejur afër, me kanë perkrahur vazhdimisht. Ketu sdo lënë pa përmendur edhe motrën time Mimozën, po ashtu futobolliste ne Bazel të cilën edhe pse e kam konkurrente, ajo megjithatë me ndihmon dhe me jep vullnet për të avancuar.. » thotë Londrit Hamidi duke qeshur.

Motra e tij Mimoza Hamidi, e cila është dy vjet më e madhe se ai, është mesfushore në skuadrën e femrave në FC Basel, e cila aktualisht është e pesta në Superligë.

Sa i përket të ardhmes, planeve edhe Londrit Hamidi ka ëndrrat e tij për të qenë lartë e më lart në futboll dhe te luaj per ekipe te njohura, duke ndkekur rrugen e Sahqiri dhe Xhakes për te shkelqyer te fushene gjelbert..

« Rruga për të qene futbollist i mire, sikur yjet tona ne kombetaren zvicerane, nuk është aq lehtë. Kjo rrugë e sukseseve ka shume sfida, nuk mvaret e tëra nga aftësite apo vullneti i nje futbollisti, por edhe nga menagjeri,  trajneri dhe shume faktor tjerë, besa edhe pak fati.. Synimet e mia nuk ndalen ketu. Do bej maksimumin që një ditë të lauj edhe për kombëtaren e Shqipërisë. Me dijtë se nuk ia arrijë të realizoje ketë ëndërr që tash do e kisha lënë futbollin.. » ka thënë në fund për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch  bashkebisuesit yne Londrit Hamidin, futbollisti shqiptar i ekipit FC Biel në Zvicër.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Në hapat e Shaqirit dhe Xhakës, futbollisti nga Lugina e Preshevës flet në Zvicër: Kaloj çdo sfidë dhe realizoj ëndrrën time

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook