“Pazari i 2008 mes Ramës e Berishës po rinovohet”, Alibeaj: Shqipëria të kthehet një zonë zgjedhore, nga sistemi aktual fiton vetëm Rama

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Enkeled Alibeaj, në një deklaratë për mediat tha se pazari i 2008 mes Ramës dhe Berishës po rinovohet.

Alibeaj theksoi se Shqipëria duhet të kthehet në një zonë zgjedhore, duke shtuar se nga sistemi aktual zgjedhor fiton vetëm Edi Rama.

“Shqipëria duhet të kthehet në një zonë zgjedhore, të mos ndahet vendi në çifligje elektorale. Edi Rama nga ky sistem garanton së paku 6 mandate. Rama ka mohuar edhe listat e hapura. Të mohosh listat e hapura do të thotë të kesh frikë nga qytetarët. Çfarë kuptimi ka lufta në parlament, kur deputetët nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve?

Pazari i 2008 mes Ramës dhe Berishës po rinovohet. Është edhe ligji i dekriminalizimit. Me propozimet e sjella nga PS, mund të bëhen ndryshime në ligjin e dekriminalizimit e kjo është e patolerueshme. Është detyrë e PD që të qëndrojë fort për luftën, që shkon në interes të qytetarëve”, deklaroi Alibeaj.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Pazari i 2008 mes Ramës e Berishës po rinovohet”, Alibeaj: Shqipëria të kthehet një zonë zgjedhore, nga sistemi aktual fiton vetëm Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook