Policia Rrugore e Tiranës lajmëron se një sërë parregullsish janë vënë re kohët e fundit nga ana e mjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas Policisë Rrugore në Tiranë, së fundmi janë vënë re shumë motoçikleta që ecin në korsinë e biçikleta ose automjete që lëvizin majtas, në kundërshtim me nenin 152.4. Autoritetet e Policisë Rrugore bëjnë thirrje për kujdes nga drejtuesit e mjeteve, duke shtuar se siguria nis me përgjegjësi.
Njoftimi i Policisë Rrugore të Tiranës:
Siguria Fillon me Përgjegjësi!
Në rrugët e qytetit tonë, secili prej nesh luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e sigurisë së përbashkët. Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një përgjegjësi ndaj vetes dhe të tjerëve.
Së fundmi, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka regjistruar raste të shumta të shkeljeve të rregullave rrugore, veçanërisht të mjetëve që kthehen majtas në kundërshtim me nenin 152.4 dhe motomjeteve 🏍️ që qarkullojnë në korsinë e bicikletave, gjithashtu ne kundershtim me nenin 144.2 të Kodit Rrugor. Këto veprime jo vetëm që rrezikojnë jetën e shoferëve dhe kalimtarëve, por dëmtojnë edhe kulturën tonë të qarkullimit rrugor.
Qëllimi ynë është të nxisim reflektim dhe ndryshim në sjelljet rrugore.
Ne ftojmë çdo përdorues rruge në trafik të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e tyre dhe të kontribuojë në një mjedis më të sigurt rrugor për të gjithë. Le të jemi modeli i ndryshimit që duam të shohim!
(Arena e Lajmit)