Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, është deklaruar në lidhje me projektin e Sazanit, i shumë diskutuar ditët e fundit.
Ai u shpreh se mirëpritet çdo projekt i cili siguron zhvillimin e qendrueshëm dhe ndihmon ekonominë e qytetarëve.
“Duam sa më shumë investime në qytet. Duam të rrisim edhe numrin e investimeve. Duam të zhvillojmë qytetin në një mënyrë të qëndrueshme. Synimi është të zhvillojmë pa prishur. Mirëpresim çdo gjë që ndihmon ekonominë e qytetarëve”, tha ai.