Akuzohet se vodhi 462 mije euro në shtëpinë e Alda Klosit, mbrojtja e Havier Dobit kërkon “shërbim prove”: I vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen

Mbrojtja e Havier Dobit, i cili së bashku me nënën akuzohen se vodhën në shtëpinë e Alda Klosit shumën prej 462 mije euro, ka pranuar fajësinë dhe ka shfaqur pendesë.

Lajmi është konfirmuar për BlakanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në emër të tij ka folur avokati i cili ka kërkuar që Havieri të dënohet me shërbim prove dhe jo me burg, pasi është i vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen.

Mbrojta e Havier Dobit: Ai e ka pranuar veprën penale dhe ka shprehur pendesë të thellë për atë që ka kryer. Havieri është i vetmi që mund të siguroje të ardhura për familjen. Gjykata të ketë parasysh rrethana lehtësuese, për këto arsye, vlerësojmë që të mos dënohet me burg por me shërbim prove

 

Ndërkohë gjatë rrëfimit të saj para togave të zeza, nëna e Havierit, Rozeta Dobi ka mohuar që të ketë vjedhur shumën e parave të thëna sot nga prokuroria. Ajo tha se ato para ia kishte dhënë Alda Klosi, që t’i fshihte në banesën e saj dhe do ia kthente në një moment të dytë.

“Se pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirën tuaj ne dhënien e vendimit, ate shume parash Alda Klosi me ka kërkua qe ti mbaj dhe ne nje moment te dyte do te ja ktheja tek shtëpia e saj, unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me pune te ndershme. S’kam dashur t’i bej asgjë keq. Une skam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços. Varësja ka qene e ish-bashkëshortes se bashkëshortit tim të ndjerë. Më ka kërkuar që t’i mbaja. Kete inskenim ajo e ka bere qe te fajësojë ish-bashkëshortin e saj”, tha ajo.

Mbrojta e Rozeta Dobit kërkoi në sallën e gjyqit që klientes së saj t’i ktheheshin 25 mijë euro, dhe 1 milion lekë të vjetra. Prokuroria thekson se gjatë analizës financiare nuk rezulton që Dobi t’i këtë krijuar me burime të ligjshme.

()

Arena e Lajmit

Akuzohet se vodhi 462 mije euro në shtëpinë e Alda Klosit, mbrojtja e Havier Dobit kërkon “shërbim prove”: I vetmi që mund të sigurojë të ardhura për familjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook