Grupi Parlamentar i PD depoziton pr.ligjin për rritjen e pensioneve deri 300 euro, Bardhi: Tregues i një shoqërie të emancipuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka dorëzuar në Kuvend propozimin e projekt-ligjit për rritjen e pensioneve në masën minimale 300 euro deri në vitin 2029. Bardhi thekson se trajtimi i pensionistëve është tregues i një shoqërie të emancipuar.

Propozimi2
Propozimi2

Njoftimi i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit:

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike ka ndërmarre një nisme ligjore që synon rritjen e pensioneve minimale, veçanërisht pensionistëve në zonat rurale, duke vendosur një standard minimal të masës së përfitimit, pavarësisht llojit të pensionit, si dhe duke zhbëre ato parashikime ligjore që e kufizojnë të drejtën e përfitimit të pensionit me tërheqjen ose jo të tij gjatë tre viteve të fundit.

Trajtimi dinjitoz i një prej shtresave më vulnerabël të vendit është një tregues i një shoqërie të emancipuar, në paqe sociale dhe ku vlerësohet drejt puna dhe sakrificat shumëvjecare të bashkëqytetarëve tanë.

Konkretisht, ndërhyrja në ligj synon që të vendosë një standard minimal për masën e përfitimit të pensionit në vendin tonë, pavarësisht llojit të këtij pensioni, duke filluar nga viti 2024 në masën e pensionit mesatar rreth 18 mijë lekë dhe duke vijuar në progresion rritës për 5 vitet e ardhshme, me qëllim që në vitin 2029 të mos ketë pensione më të ulëta se 32 mijë leke (rreth 300 euro).

Kjo masë përfitimi është pothuajse e barabartë dhe në disa raste më e ulët se përfitimet që kanë pensionistët në vendet e rajonit, si Kosova (309 euro), Mali i Zi (425 euro), Maqedonia e Veriut (320 euro) dhe Serbia (390 euro).

Qeveria shqiptare i ka mundësitë financiare për të përballuar këtë kosto financiare, nëse fondet e saj nuk do t’i alokojë për mobilime zyrash, blerja makinash, karburant (konkretisht ulja me 25% e shpenzimeve operative të qeverisjes qendrore), si dhe tendera e koncesione që pasurojnë oligarkët, por që mbështesin shtresën e pensionistëve për t’u ushqyer më mirë, për t’u kujdesur për shëndetin dhe për të përballuar kostot e jetesës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Grupi Parlamentar i PD depoziton pr.ligjin për rritjen e pensioneve deri 300 euro, Bardhi: Tregues i një shoqërie të emancipuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook