INTERVISTA/ “Daku dhe Muja s’janë lënë jashtë, Hoxha lojtar interesant”, Starova: Ndaj Kilit mund të fitojmë, ja çfarë na duhet (VIDEO)

Pak muaj para premierës së Euro 2024, Shqipëria provon forcën në dy teste miqësore, atë ndaj Kilit me 22 mars dhe ndaj Suedisë, 3 ditë më pas. Sulejman Starova, Drejtori i Sektorit të Edukimit në FSHF, në një intervistë ekskluzive për Trevisa Tufën, në Sport News në News 24, foli për tema të ndryshme. Në fjalën e tij, Starova u shpreh se optimizmi është i madh dhe këto sfida do shërbejnë për të mirën e Kombëtares. Starova komentoi edhe lënien jashtë të Dakut dhe Mujës dhe tha diçka edhe për risinë e quajtur Arbër Hoxha.

 

 

Si është atmosfera këto ditë në “Shtëpinë e Futbollit”, nuk të krijon përshtypjen e një testi miqësor…

Ky rezultat që kemi arrit është meritë e skuadrës dhe trajnerit, por natyrisht edhe produktivitet i stafit. Edhe puna është shumë e lodhshme, për këtë jemi shpërblyer. Tani kemi përpara objektiva të tjera, kemi ambicie të mëdha. Hoxha është prurje e re, një lojtar interesant. Për formacionin do të shohim, ka kohë. Situatë optimiste është, edhe sot kemi kontakte me stafin. Trajneri do zgjedhë lojtarët që i përshtaten filozofisë së tij. Konkurenca është e ndershme, të gjithë presin urdhërin për t’u aktivizuar.

Duket sikur çdo minutë me fanellën kuqezi është një test për të gjithë lojtarët, të gjithë duan të jenë në Evropian, kishte kohë që fanella kuqezi nuk peshonte kaq shumë…

Të gjithë duan të luajnë por nuk do luajnë të gjithë. Të gjithë do të bëjnë maksimumin për të marrë një ftesë.

Broja, Manaj, Kumbulla, të gjithë e prisnin me padurim këtë herë ftesën, a do jenë këto testë një provë gjenerale për listën finale?

Puna dhe detyra është mjaft e vështirë, objektivi kryesor është arritja e qëllimit. Tani që kanë ardhur jo të gjithë janë me minuta të barabarta në këmbë. Dikush ka luajtur 90 minuta, dikush 40 minuta. Dilemat, konkurrenca në grup, me siguri që është një hap i madh për të kap një vend në formacion.

 Starova, sfidojmë Kilin në Itali, në tokën e atyre që do i kemi rivalë në Evropian, çfarë sfidë pret, sa do na shërbejë?

Me siguri se do na shërbejë shumë. Me takimet që kam patur, për momentin qoftë me stafin apo trajnerin, dihet që kjo miqësore luhet për t’u fituar. Kili nuk do koment, është një kundërshtar i fortë.

 A do të eksperimentojë Sylvinho në këto dy miqësore, a mund të sjell një Shqipëri ndryshe, apo tashmë është i konfiguruar moduli, filozofia…

Sylvinho ka thënë që dera e kombëtares është e hapur. Të gjithë lojtarët po monitorohen, vendimi final hyn të vështirësia e Sylvinhos. Të gjithë jemi në pritje të shikojmë sesa do arrijë të bëjë mirë Manaj, pasi kemi edhe Cikalleshin.

Kemi katër element të rinj në këtë grumbullim, them të rinj për Sylvinjon, e kam fjalën për Manaj, Broja, Kumbullën dhe Arbër Hoxhën, a mund të ndryshojnë këto element balancat në Kombëtare?

Këto nuk janë të rinj, janë lojtarë të ekipit. Hoxhën e përmenda pasi vjen për herë të parë, me siguri ka qasje tjetër me trajnerët. Këtu është vështirësia më e madhe pasi bën mirë në Europë dhe vjen për herë të parë. Broja është e ardhmja e futbollit shqiptar, por varet gjithçka nga momenti apo nga fakti sesa do aktivizohet. Rivaliteti është i madh, jemi kurioz. Do vazhdojmë me treshen e zakonshme, apo do ndërrojmë diçka, kjo është çështja!

E pranoi edhe Sylvinho, sulmi është një dhimbje koke për mua u shpreh…A jemi më të fortë me Manaj, Brojën dhe Hoxhën?

Si gjithë formacioni. Mezi presim të shikojmë si do shkojnë gjërat.

Këtë herë la jashtë dy sulmues, Mujën dhe Dakun, më shumë bëri lajm në Kosovë ky vendim i Sylvinho-s. A është ky një sinjal edhe për listën finale. Si e pe këtë vendim?

Përgjigjen e saktë e jep vetëm trajneri. Në një këndvështrim tjetër, Dakun dhe Mujën e ka parë, ndërsa tani do të shikojë të tjerët. Daku dhe Muja nuk janë lënë jashtë. Do e shikojmë në fund fare së kë ka lënë jashtë trajneri.

 Starova, e parë nga jashtë, e parë në të ftohtë, si trajner, në sytë tuaj, ku mund të përmirësohemi, ku kemi nevojë për diçka më shumë?

Po të kthejmë kokën pas, Polonia dhe Çekia ishin më mirë se ne në letër, por ia dolëm. Ne nuk kemi emra të mëdhenj, por kemi qenë kompakt në anën difensive. Kemi qenë skuadër e mirë. Duke iu lut edhe zotit, që disa lojtarë që godasin bukur nga larg, shpresojmë që të jenë në formë të gjithë. Do isha i kënaqur me ndeshje të mira. Pres ekip kompakt, duhet edhe harmonia, kjo lloj konkurence do shumë kujdes që të ruhet edhe harmonia.

A është shqetësues fakti që një pjesë e legjionarëve vijnë në këto miqësore me pak minuta, flas për lojtarë si Kumbulla, Bajrami, Asani, Broja etj…

Në këtë nivel aktivizimi, kemi Asllanin te një nga skuadrat më të mira në botë. Le të shpresojmë që të mos ndihet kjo gjë që e kemi te disa lojtarë të veçantë.

Në kualifikuese spikatën lojtarë si Asani, Bajrami, Asllani etj, në perceptimin tënd, kush mund të jetë ylli i ri, surpriza e re?

Unë besoj te forca e grupit. Le të shpresojmë që të përsëriten perlat e kualifikueseve. Mund të ndodhë, pasi kemi lojtarë me specifika të veçanta. Shpresojmë që të kemi edhe fatin me vete.

Në fund, si e parashikon miqësoren me Kilin?

Parashikoj një lojë tipike tonën, ne do jemi kompakt në prapavijë. Është një skuadër që dallimi me skuadrat e forta është se të gjithë lojtarët kërkojnë që të çajnë linjën tonë, për të shfrytëzuar gjerësinë e fushës. Parashikoj një ekip të shpejtë në tranzicion, besoj se këto do jenë armët që ne do përballemi edhe në Europian ndaj Spanjës, Italisë dhe Kroacisë. Ndoshta do provojmë edhe presing të lartë. Shpresoj që të bëjmë një përfaqësim dinjitoz. Ndeshja është në sytë e të gjithëve. Shpresojmë te fitorja, por edhe një barazim nuk do ishte keq.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

INTERVISTA/ “Daku dhe Muja s’janë lënë jashtë, Hoxha lojtar interesant”, Starova: Ndaj Kilit mund të fitojmë, ja çfarë na duhet (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook