Mbahet sot seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj portugezit Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të 2023,
Portugezi u paraqit sërish këtë të mërkurë në Gjykatën e Lezhës për t’u njohur me rivlerësimin e masës së sigurisë.
Gazetari Elidon Ndreka raporton se seanca e cila u mbajt ndaj Saraivas me 11 mars u shty për shkak se avokati i tij u njoh me fashikullin e dosjes hetimore.
Avokati Kujtim Cakrani bëri me dije se klienti tij nuk ka prova të mjaftueshme që e implikojnë atë si autor të vrasjes se biznesmenit.
Sipas tij policia dhe prokuroria kanë më shumë dyshime sesa prova që e implikojnë klientin e tij.