Lëvizja “Shqipëria bëhet” mbledh firma për ndryshimet në sistemin zgjedhor, Lapaj: Të ndahet ‘shapi nga sheqeri’, emigrantët të drejtë të votojnë!

Lëvizja “Shqipëria bëhet” ka nisur një iniciativë për ndryshime në sistemin zgjedhor, duke kërkuar përmes mbledhjes së firmave për të arritur një dakordësi që emigrantëve t’u jepet e drejta e votës.

Në një dalje për mediat, nga Kryesia e Kuvendit, kreu i kësaj lëvizje, Adriatik Lapaj tha se ka nisur aksioni për mbledhjen e 20 mijë firmave, ndërsa shtoi se në vend duhet të ketë një sistem proporcional.

“Është çasti që të ndahet shapi nga sheqeri. Të ndahen ata që janë pro hapjes së sistemit. Ose do të jemi për hapjen e sistemit, ose që të mbahen peng qytetarët.

Ose janë pro faktit që emigrantët të votojnë ose jo. Nuk ka rrugë të mesme. Duhet që çdo deputet në vend të parë, të pozicionojë veten. Duhet t’u japim të drejtë emigrantëve tanë që të votojnë. Ose me pengmarrësit, ose me qytetarët. S’ka rrugë të mesme.”, tha ai.
()

Arena e Lajmit

Lëvizja “Shqipëria bëhet” mbledh firma për ndryshimet në sistemin zgjedhor, Lapaj: Të ndahet ‘shapi nga sheqeri’, emigrantët të drejtë të votojnë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook