Ish-presidenti Bamir Topi, i pranishëm në tryezën “Harku Opozitar Euro-Atlantik” të organizuar nga PD, u shpreh se ka ardhur koha që në Kuvend të fliten të vërteta të mëdha.
Topi foli edhe në lidhje me një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për kthimin në normalitet të jetës parlamentare, tha se duhej bërë një betejë e ashpër, jo e dhunshme. Sipas tij dhuna kaosi në Kuvend ishte vetëm një mënyrë për të bërë presion që të arrihej një pazar i ri.
“Halli i madh i ka bërë t’i rikthehen simbiozës, duan të bëjnë një 2008 të dytë. Duhet bërë një betejë e ashpër, jo e dhunshme, por e ashpër.
Skenat në Parlament dhanë një imazh të keq dhe sot shohim po të njëjtën gjendje. Një presion i shtuar për të arritur një pazar të ri.
Në Parlament ka ardhur koha të fliten të vërteta të mëdha”, tha ai.